U konfliktua me 3 persona dhe qëlloi me armë mjetin e tyre, në pranga 33-vjeçari

Policia e Shkodrës është njoftuar ditën e sotme lidhur më një konflikt të ndodhur midis disa shtetasve në fshatin Theth.

Sipas informacioneve policore,dje pasdite shtetasi me iniciale A. Rr., 33 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin N. H. dhe pasagjerë shtetasit P. H. dhe D. Rr.

Më pas, këta 3 shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. Si rezultat i hetimeve , u arrestua 33-vjeçari, A. Rr.,. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerët e përfshirë, shtetasit: N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç, të tre banues në fshatin Theth, pasi ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me municion luftarak./Euronews.al

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika