U ndërpritet rryma 2 kazinove ilegale në Karaçevë, ishin lidhur jashtëligjshëm

Ndonëse jo për ndalimin e punës, kazionot ilegale në Karaçevë kanë qenë cak i një aksioni gjatë së mërkurës. Komuna e Kamenicës pas një njoftimi nga banorët e kësaj zone, ka lajmëruar KEDS-in se të njëjtat janë lidhur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike. Gjatë aksionit ka rezultuar se dy nga to kanë bërë një veprim të tillë, të cilat më pas janë shkyçur

Punën e vazhdojnë pa asnjë pengesë, pavarësisht që funksionimi i tyre është ilegal.

Dyert e objekteve të improvizuara të kazinove në Karaçevë janë të hapura edhe gjatë ditës, e në to nuk mungojnë lëvizjet.

Ndonëse janë duke operuar në mënyrë ilegale tash e disa vite, pronarëve të  këtyre kjo nuk u ka penguar që të sigurojnë edhe energjinë elektrike në po të njëjtën mënyrë.

Dy muaj më parë televizioni Dukagjini kishte raportuar se këtu në Karaçevë jo vetëm që nuk është bërë shuarja e kazionve ilegale, por veprimtaria e tyre është zgjeruar dhe janë hapur edhe dy të tjera, ndonëse institucionet qendrore arsyetohen se nuk mund të ndërmarrin veprime pasi këto gjenden në zonën neutrale

Një veprim të tillë për t’i shkyqur nga energjia elektrike këto kazino që janë lidhur në rrjet përmes shtëpive përreth, e ka marrë Komuna e Kamenicës”.

Informatat për kyçjen ilegale, vet banorët e Karaçevës i dërguan në komunë.

Kjo e fundit thotë se më të pranuar informatën kanë lajmëruar KEDS-in në mënyrë që të bëhej shkyçja, por që nuk kanë kompetenca më shumë për zonën në fjalë.

“Ky problem në këtë zonë i takon një niveli tjetër që të zgjidhet por e jona mbetet që të adresohen problemet vazhdimisht tek organet kompetente për ndërhyrje siç është kjo e energjisë elektrike dhe problemet e  tjera që mund të vijnë si pasojë e këtyre bizneseve në këtë zonë”, ka deklaruar Lidiona Maroca, zëdhënëse e Komunës së Kamenicës.

Pasi doli në terren, KEDS-i konfirmoi se në rrjetin elektrik ishin lidhur dy nga këto kazino.

“Ekipet e kontrollit të KEDS-it dje kanë ndërmarrë një aksion në zonën e Karaçevës për kontrolle te konsumatorët e dyshimtë për keqpërdorim të energjisë elektrike. Gjatë kontrollit në dy kazino në Karaçevë është vërtetuar se këta konsumatorë janë lidhur ilegalisht në rrjetin elektrik, që nënkupton se energjia të cilën ata e konsumonin nuk faturohej fare, pra nuk kishin as njehsorë elektrikë. Rrjedhimisht, këta konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti elektrik”, ka thënë Lulzim Krasniqi, Zëdhënës i KEDS-it.

Derisa të gjendet një zgjidhje për funksionimin e tyre zonën neutrale që gjendet  mes Kosovës e Serbisë, veprimtaria e tyre po vazhdon pa pengesë, pavarësisht se puna e tyre është e ndaluar me ligj në Kosovë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika