UBT organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e Presidentit të FIMS, Prof. Dr. Fabio Pigozzi

UBT do të organizojë për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (IC-SM 2025), e cila do të mbahet më 24 tetor 2025 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan

Kjo konferencë e nivelit të lartë do të sjellë në Kosovë një nga figurat më të njohura botërore në fushën e mjekësisë sportive dhe shëndetit olimpik – Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi nga Italia.

Pjesëmarrja e tij përbën një moment historik për Kosovën, duke shënuar njohjen ndërkombëtare të rolit të UBT-së dhe të vendit në zhvillimin e kësaj disipline kaq të rëndësishme për shëndetin dhe sportin.

Në konferencë janë të ftuar të marrin pjesë: mjekë sportivë, sportistë profesionistë, fizioterapistë, trajnerë, profesorë universitarë, studentë dhe profesionistë të shëndetit publik, të interesuar në zhvillimin e kësaj fushe në rritje.

Përmes Qendrës për Mjekësi Sportive, UBT ka mundësuar anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) – një arritje e madhe që e bën Kosovën pjesë të rrjetit global të institucioneve që promovojnë shëndetin, performancën dhe inovacionin në sport.

Folës të ftuar në IC-SM 2025 përfshijnë edhe:

  • Prof. Dr. Norbert Bachl (Austria)
    Tema: Sports Medicine as a Specialty in Europe – Shaping Precise Prevention;
  • Annika Hangleiter, M.Sc. TUM (Germany)
    Tema: Wearable Technologies in Personalized Prevention: The Future is Already Present;
  • Prof. Dr. Gobert von Skrbensky (Austria)
    Tema: Concepts in Sports Surgery Following Knee Trauma: The Role of Activity Level and Biological Age.

Konferenca IC-SM 2025 do të shërbejë si një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim dhe ndarje të përvojave profesionale, prezantim të trendeve dhe inovacioneve më të fundit në mjekësinë sportive, nxitje të kërkimit shkencor dhe praktikave të rehabilitimit, si dhe ndërtim të rrjeteve ndërkombëtare në fushën e sportit dhe shëndetit.

Konferenca organizohet nga UBT, me mbështetjen e:

  • Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM)
  • International Federation of Sports Medicine (FIMS)
  • Komiteti Olimpik i Kosovës
  • Sport, Health, and the People – A Western Balkan University Network (SHAPE Project).

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika