UEFA dhe FIFA zbarkon në FFK me një grup ekspertësh, “lupë” për zhvillimet në FFK dhe moslicencimin

Një trupë ekspertësh nga UEFA dhe FIFA kanë mbërritur sot në Prishtinë, më konkretisht në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, për të monitoruar situatën.

Arsyeja e kësaj vizite siç mëson RTV Dukagjini nga burime brenda institucionit më të lartë të futbollit në Kosovë, është për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe moslicencimi i FFK-së nga MKRS-ja.

Takimi mes zyrtarëve të FFK-së, UEFA-s e FIFA-s është zhvilluar sot, teksa është diskutuar për çështjen e licencimit të FFK-së. Zyrtarët e UEFA-s e FIFA-s, do të takohen tani me zyrtarët e MKRS-së, për t’i dëgjuar edhe ata se pse FFK nuk është licencuar deri më tani.

Futbolli kosovar kohëve të fundit po përballet me probleme të shumta, duke nisur nga goditja që e mori me mbajtjen në arrest shtëpiak për një muaj të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, pastaj moslicencimi i Federatës dhe i klubeve, si dhe gjendja e rëndë financiare që i ka kapluar klubet, një pjesë e mirë e të cilave iu kanë mbetur borxh nga disa muaj futbollistëve të tyre.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika