Ukraina kërkon hetim pas dyshimeve se rusët po vrasin të burgosurit e luftës

Ukrainasit po qarkullojnë një video në mediat sociale, që duket se tregon ekzekutimin e përmbledhur të një të burgosuri lufte të Ukrainës nga ushtria ruse

Ushtarët ukrainas të Brigdës së Tretë të Hekurt të Tankeve të Veçanta marrin pjesë në një stërvitje në zonën e Kharkiv, Ukrainë, të enjten, 23 shkurt 2023. Foto AP.

Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas.

“Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, ka shkrua në Telegram Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas.

Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi ka thënë: “Lavdi Ukrainës”, raporton mediumi bullgar, Nova News.

Pamje nga i burgosuri ukrainas

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestërimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsiderohen si krime lufte.

Edhe më herët Ukraina ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

Ndërsa, Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika