Ukraina thotë se forcat ruse janë “shumë larg” nga kapja e Bakhmutit

Grupi mercenar i Rusisë, Wagner, kishte pretenduar se kishte pushtuar bashkinë në Bakhmut. Ndërsa, Ukraina e ka mohuar këtë pretendim, duke thënë se forcat ruse janë "shumë larg" nga kapja e Bakhmutit

Ushtarët ukrainas mblidhen rreth një automjeti luftarak të këmbësorisë BMP-2 në një rrugë jashtë qytetit të vijës së parë të Bakhmut, në rajonin Donetsk, Ukrainë, 11 shkurt, foto Reuters.

Ukraina tha më 3 prill se forcat ruse ishin “shumë larg” nga kapja e qytetit lindor të Bakhmutit, dhe se beteja ishte rreth ndërtesës së administratës së qytetit, ku grupi mercenar Wagner pretendoi se kishte ngritur flamurin rus.

“Bakhmut është ukrainas dhe ata nuk kanë kapur asgjë dhe janë shumë larg që ta bëjnë këtë”, i ka thënë mediumit Reuters me telefon, Serhiy Cherevatiy, zëdhënës i komandës ushtarake lindore.

Zyrtarë ushtarakë të Ukrainës kanë thënë në fund të marsit se forcat ruse kanë shënuar “një shkallë suksesi” në qytetin e vijës së frontit në lindje të Ukrainës, Bakhmut.

Ata shtuan se ushtarët ukrainas po vazhdojnë ende betejën disamujore, në të cilën, të dyja palët kanë pësuar një numër të madh viktimash.

Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, ka thënë më 29 mars se luftimet për qytetin ukrainas të Bakhmutit kanë shkaktuar dëme të rënda në forcat e tij, por edhe në palën ukrainase.

Qyteti i Bakhmutit dhe qytetet përreth të rajonit industrial lindor të Donjeckut, kanë qenë caku qendror i sulmeve gjatë 13 muajve qëkur ka nisur lufta në Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika