Ukraina thotë se ka rrëzuar 24 dronë të Rusisë

FOTO:AFP

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 24 nga 52 dronët që Rusia lëshoi gjatë sulmeve të kryera natën, thanë Forcat Ajrore ukrainase.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Ukraina përdor pajisje elektronike, grupe mobile, por edhe avionë për të zmbrapsur sulmet e shpeshta me dronë dhe raketa që kryen Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, raporton Reuters.

Alarmet për sulme ajrore u lëshuan gjatë natës në disa rajone ukrainase, përfshirë në kryeqytet, Kiev. Autoritetet thanë se të gjithë dronët që u nisën drejt kryeqytetit ukrainas janë rrëzuar.

Mbrojtja ajrore ukrainase thanë se kanë rrëzuar dronë edhe mbi rajonet e Potlavës, Çerkasit, Kirovoradit, Çernihivit, Sumit dhe Mikolajivit.

Zyrtarët rajonalë në Çerkasi thanë se copëzat e dronëve të rrëzuar kanë dëmtuar disa shtëpi private.

Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia po ashtu ka lëshuar pesë raketa, por nuk dha më shumë detaje për këto sulme raketore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika