Ukshini kritikon BE-në: Papjekuri që vizita e Costas nisi nga Beogradi – Vuçiqi vazhdon të tallet

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka folur lidhur me renditjen e vizitave të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar vizitën e parë në Beograd si një mesazh të gabuar dhe jo serioz nga ana e Bashkimit Evropian.

“Duke i lexuar aktet diplomatike edhe të mëhershme, unë them se nisja e takimit nga Beogradi për mua është një gjest i papjekurisë dhe i jo seriozitetit të BE-së. Aq më tepër kur Vuçiq vjen nga shtrati i dashurisë së tij me Hitlerin rus”,  ka deklaruar Ukshini në emisionin FIVE.

Ai ka theksuar se kjo qasje e BE-së, në vend që ta ndëshkojë sjelljen e Serbisë dhe lidhjet e saj me Rusinë, po e legjitimon Vuçiqin në sytë e publikut ndërkombëtar.

“Fakti që Vuçiq tallet, fakti që ti i shkon atij, dhe shkuarja në Beograd pas samitit të Tiranës, do të duhej të ishte një sinjal se ai e meriton të jetë i fundit”, ka shtuar Ukshini.

Sipas tij, Bashkimi Evropian është duke hyrë në një fazë të rrezikshme ku, përmes mënyrës si e trajton Serbinë dhe Kosovën, po rrezikon të dëmtojë vetë procesin e shtetësisë së Kosovës.

“Nuk mund t’i thuash Serbisë ‘duhet të bësh dialog’, derisa pesë vende të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

Ukshini ka vlerësuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ka hyrë në një fazë që po e dëmton më shumë Kosovën sesa që po sjell zgjidhje.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika