Ukshini: Nga fushata duhet të hiqen dy elemente, që shqiptari i mirë është ai i vdekur ose ai që është në diasporë

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka bërë thirrje për ndryshim të diskursit politik gjatë fushatave zgjedhore, duke theksuar se nga debati publik duhet të hiqen dy narrativa.

Duke folur në Five në TV Dukagjini, Ukshini tha se këto diskursi i ashpër gjatë fushatave nuk i shërben zhvillimit të vendit

“Nga fushata duhet të hiqen dy elemente; që shqiptari i mirë është ai i vdekur ose ai që është në diasporë.  Pa e ndalë kontributin e tyre, se edhe ne diasporë e kanë një përvojë, jo të gjithë janë kontribuues për lirin e Kosovës. Nganjëherë ata që bëjnë gallata të mëdha, tregime të mëdha ata më së paku kanë kontribuuar. Unë mendoj që duhet të shihet se cili është pozicioni i Kosovës në dekadën e ardhshme. Si ta ngris pozicionin e saj. Sepse nëse mbetemi në këtë narrativen e katundit tonë të vogël, atëherë e humbim hapin e zhvillimit dhe të integrimit”, ka thënë Ukshini.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika