
UNI – Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, është bërë institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë që funksionon 100% me energji të ripërtritshme, duke instaluar sisteme moderne të paneleve diellore në të gjitha kampuset e tij.
Ky hap inovativ shënon një moment historik në arsimin e lartë në vend, duke e pozicionuar UNI-n si lider në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Nisma përfshin transformimin e plotë të infrastrukturës energjetike, duke e bërë çdo kampus të kolegjit të vetëqëndrueshëm në aspektin energjetik.
“UNI është krenar që udhëheq me shembull konkret për mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm. Me këtë projekt ne jo vetëm që reduktojmë ndotjen, por edukojmë gjeneratat e reja mbi rëndësinë e përgjegjësisë mjedisore,” – theksohet nga drejtuesit e institucionit.
Ky projekt është në përputhje të plotë me qëllimet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (UN SDGs), dhe tregon përkushtimin e UNI-it për të qenë nismëtar në promovimin e arsimit të gjelbër dhe inovativ në Kosovë dhe rajon.
Përdorimi i energjisë diellore sjell një sërë përfitimesh, përfshirë:
- reduktimin e kostove të energjisë tradicionale,
- uljen e ndikimit negativ në mjedis,
- dhe krijimin e një hapësire më të pastër e më të shëndetshme për studentët dhe stafin akademik.
Me këtë iniciativë, UNI – Universum International College pozicionohet si një shembull frymëzues për institucionet e tjera arsimore, duke treguar se inovacioni dhe qëndrueshmëria mund të ecin dorë për dore në arsim.
UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA dhe i renditur #1 për inovacion nga U.S. News & World Report për 11 vite me radhë.
Për më shumë informata:
Apliko tani: universum-ks.org/kerko-info
Email: [email protected]
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062


