Universiteti i Prishtinës dhe ai i Lubjanës nisin programin e përbashkët të doktoraturës në fushën e edukimit

Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar sot marrëveshjen me Universitetin e Lubjanës, me të cilën për herë të parë në Kosovë do të fillojnë studimet e doktoratës me modalitetin e ‘diplomës së dyfishtë’

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, rektori i Universitetit të Lubjanës, Gregor Majdiç, dekani i Fakultetit të Edukimit në UP, Blerim Saqipi dhe dekani i Edukimit në Lubjanë, Janez Vogrinc. FOTO: Universiteti i Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës ka nënshkruar sot marrëveshje me Universitetin e Lubjanës, përmes të cilës për herë të parë në Kosovë do të fillojnë studimet e doktoratës me modalitetin e diplomës së dyfishtë.

Sipas njoftimit, ky program, i cili do t’u sigurojë studentëve një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë studentët që duan të avancojnë në fushën e edukimit nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë.

“Fakulteti i Edukimit në UP ka filluar këtë bashkëpunim në kuadër të projekteve tona të përbashkëta në fushën e zhvillimit të përgatitjes të mësimdhënësve të rinj dhe kjo marrëveshje si e tillë synon ta avancojë këtë bashkëpunim në fushën e kërkimit shkencor dhe gjithashtu me qëllim që bashkëpunimi i tillë që të shtrihet edhe në fushata të tjera studimore, kërkimore dhe inovative”, tha rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UP-së, Qerim Qerimi, dhe rektori i Universitetit të Lubjanës, Gregor Majdiç, si dhe nga dekani i Fakultetit të Edukimit në UP, Blerim Saqipi dhe dekani i Edukimit në Lubjanë, Janez Vogrinc.

“Marrëveshja e sotme do të pasohet nga hapja e konkursit për studentë të rinj këtë vit akademik dhe programi do të zbatohet në gjuhën angleze dhe do të përfshijë marrëveshje bashkëmentorimi me Universitetin e Lubjanës. Programi për studimet e doktoraturës në fushën e edukimit është akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës më 13 korrik 2023″, thuhet në njoftimin zyrtar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika