UP-ja ngrihet për 12 pozita në renditjen e “Webometrics”

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka njoftuar se në përditësimin e fundit që ka bërë sistemi i rangimit “Webometrics”, është ngritur për 12 pozita

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se në përditësimin e fundit që ka bërë sistemi i rangimit “Webometrics”, është ngritur për 12 pozita.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Në një postim në Facebook thuhet se UP-ja, sipas sistemit të rangimit “Webometrics”, po vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve.

“Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-të. UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika