UP-ja ua ndalon profesorëve të saj angazhimin në kolegje private

Një vendim i tillë synon të sigurojë që stafi akademik të kushtëzojë përqendrimin e angazhimit të tyre në universitetin e shtetit dhe të mos përhapin energjitë e tyre në institucione të tjera që mund të ndikojnë në mospërmbushjen e detyrave akademike në Universitetin e Prishtinës

Rektorati

Deri më 20 shtator të këtij viti, profesorët e Universitetit të Prishtinës kanë kohë që të përcaktohen se ku do të jetë angazhimi i tyre, në universitetin e shtetit apo në kolegjet private.

Kjo pasi Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim që profesorëve të saj t’ua ndalojë angazhimin në kolegjet apo institucionet e tjera private të arsimit të lartë në Kosovë.

Vendimi është marrë sot më 28 korrik nga Këshilli Drejtues i UP-së.

“Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akdredimit, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështjetjen e çfarëdo forme të kolegjit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional” – thuhet në vendim.

Përveç në kolegjet private, Universiteti i Prishtinës, profesorëve ua ka ndaluar edhe angazhimin përmes marrëdhënies së rregullt të punës nëpër institucionet tjera publike, angazhim, i cili mund të ndikojë në mospërmbushje të detyrave në UP, siç janë gjyqtarë, prokurorë, ministra, këshilltarë politikë, kryeshef ekzekutiv, e të ngjashëm.

Pra, sipas vendimit, stafi akademik i UP-së për çdo 20 shtator duhet të përcaktohet se ku do të vazhdojë angazhimin, në UP apo në institucion tjetër.

“Personeli akademik nuk mund të ketë marrëdhënie të rregullt pune me UP-në dhe të jetë i emëruar në institucion publik, ku natyra e emërimit të tij dhe ngarkueshmëria në kuptim të angazhimit do të përputhej me specifikat e marrëdhënies së rregullt të punës, pra qëndrim në zyre brenda orarit të rregullt të punës, i cili përputhet me orarin e rregullt të punës në UP” – thuhet ndër të tjera në vendimin e UP-së.

Gjithashtu, Universiteti i Prishtinës u ka ndaluar profesorëve dhe stafit akademik që të marrin pjesë në aktivitete promocionale apo akademike në favor të një institucioni tjetër arsimor apo kërkimor, në atë mënyrë që të dëmtojë karakterin konkurrues të UP-së në tregun e arsimit të lartë.

“Ndërlidhur me këtë, rektori, bazuar në propozimin e Dekanit të njësisë akademike, mund t’ia ndalojë dhe kufizojë kontraktimin e punës jashtë UP-së, të punësuarit si personal akademik nëse një gjë e tillë ndikon negativisht në reputacionin dhe karakterin konkurrues të UP-së në tregun vendor dhe ndërkombëtar”.

Mosrespektimi i këtyre dhe pikave të tjera të vendimit, profesorëve mund t’u shqiptohen masa disiplinore, si pezullimi i marrëdhënies së punës apo deri te ndërprerja e kontratës së punës./ Kallxo

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika