Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen Arbëria, në shkollën “Mehmet Gjevori” nga ora 19:00, ku do të prezantojë projektet konkrete për këtë lagje. Ai tha se këto projekte kanë dalë drejtpërdrejt nga kërkesat dhe nevojat e banorëve të Arbërisë.
Plani përfshin:
- Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;
- Ndërtimin e një shkolle të re;
- Lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë deri te parku;
- Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;
- Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;
- Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;
- Park të ri me kënde lojërash për fëmijë.
“Arbëria është lagje me karakter dhe identitet, jo lagje për premtime të mëdha që nuk realizohen kurrë,” tha Ismaili.
Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/171xpmfiK4/?mibextid=wwXIfr