Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka zhvilluar një vizitë në Albi Mall, ku ka pasur mundësinë të shkëmbejë mendime dhe të diskutojë për të ardhmen me udhëheqësit dhe stafin e kësaj qendre të rëndësishme ekonomike në kryeqytet.
Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët për përshëndetjet dhe mbështetjen e tyre gjatë fushatës.
“Vizitë e këndshme në Albi Mall, ku pata kënaqësinë të shkëmbej mendime e të flasim për të ardhmen me udhëheqësit dhe stafin e kësaj qendre të rëndësishme ekonomike të Prishtinës. Ndërkohë, qytetarët që na përshëndesin e na japin kurajo gjithandej ku po shkojmë janë pjesa më e bukur e kësaj fushate. Hajde ma gjallë Prishtinë, ndryshimi po vjen”, ka shkruar ai në Facebook.