Ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë vijën kufitare, Seuli hap zjarr

Koreja e Jugut ka konfirmuar se ka përdorur armë zjarri paralajmëruese ndaj disa ushtarëve të Koresë së Veriut, të cilët kaluan për pak çaste vijën e demarkacionit ushtarak që ndan dy shtetet. Incidenti i ndodhur të martën pasdite po shihet si një zhvillim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet në gadishullin Korean.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS) thanë se ngjarja u regjistrua rreth orës 15:00 me orën lokale, në zonën e Demilitarizuar (DMZ). Sipas JCS, trupat verikoreane që po punonin në zonën kufitare kaluan shkurtimisht në Jug, por u tërhoqën menjëherë pas të shtënave paralajmëruese.

Në reagimin e saj, Koreja e Veriut e cilësoi incidentin një “provokim të qëllimshëm”, duke akuzuar Seulin se po rrezikon përshkallëzimin e situatës. Gjenerali lejtnant Ko Jong Chol deklaroi për mediat shtetërore se ushtria jugkoreane ka qëlluar mbi 10 herë me mitraloz në drejtim të trupave verikoreane. “Ky është një prelud shumë serioz që në mënyrë të pashmangshme do ta çojë situatën në një fazë të pakontrollueshme,” tha ai.

Ngjarja vjen në një kohë kur presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtare në Tokio dhe Uashington. Lee, i zgjedhur në qershor, është zotuar të përmirësojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut, por Pheniani ka treguar deri tani mosbesim dhe armiqësi ndaj administratës së tij. Motra e liderit Kim Jong Un ka kundërshtuar hapur çdo përpjekje për dialog, ndërsa regjimi verikorean vijon politikën e izolimit dhe përforcimit të kufijve.

Zona e Demilitarizuar, e cila ndan dy Koretë që prej vitit 1953, mbetet një nga kufijtë më të rrezikshëm dhe më të tensionuar në botë. Pavarësisht hapave të fundit të Seulit për të ulur tensionet, përfshirë pezullimin e transmetimeve propagandistike në kufi, incidenti i fundit ngre shqetësime për një përshkallëzim të ri ushtarak në gadishull.

Analistët paralajmërojnë se përplasja e kësaj jave mund të minojë çdo përpjekje për rifillimin e dialogut mes dy palëve dhe të thellojë krizën e sigurisë në rajon.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika