Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje kanë zhvilluar një trajnim të specializuar për zbulimin, gjurmimin dhe neutralizimin e dronëve.
Sipas njoftimit, kjo aftësi po bëhet gjithnjë e më e domosdoshme në kushtet aktuale të sigurisë.
Stërvitja është fokusuar në përdorimin e sistemit WINGMAN, i cili shërben për identifikimin e dronëve dhe gjurmimin e operatorëve të tyre, si dhe në HP-47, që përdoret për kapjen dhe çaktivizimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV).
“Stërvitje të tilla rrisin aftësinë teknike individuale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit, punës në grup dhe përshtatshmërisë në përballimin e kërcënimeve ajrore në zhvillim. Kjo ekspertizë unike zgjeron fushëveprimin e misionit të KFOR-it, duke rritur aftësinë e tij për t’u përballur me sfidat në rritje të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.