Ushtria amerikane rrëzon dronë të lëshuar nga zonat që kontrollohen nga grupi Houthi

Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që synonin një destrojer amerikan në Detin e Kuq. Këta dronë u lëshuan të shtunën nga zonat nën kontrollin e grupit Houthi në Jemen, sipas Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara

Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objektiv destrojerin amerikan në Detin e Kuq. Dronët ishin lëshuar të shtunën nga zonat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

“Ky është rasti i 14 ose 15 që militantët Houthi kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare që prej 17 tetorit”, njoftoi ushtria amerikane përmes një postimi në rrjetin X.

Militantët e grupit Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë ndërprerë tregtinë botërore për javë të tëra duke kryer sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, sulme që ata thonë se po i bëjnë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Izraelit në Gazë.

Komanda Qendrore e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara tha se iu përgjigj thirrjeve për rrezik nga ana e dy anijeve që u vunë nën sulm.

Tre ditë më parë Shtetet e Bashkuara nisën një operacion që mbështetet nga dhjetra vende për patrullime të përbashkëta në ujrat e Detit të Kuq, afër Jemenit./ VOA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika