Ushtria izraelite nis sulme në Gaza

Ushtria izraelite tha se nisi sulme ajrore dhe zjarr artilerie ndaj objektivave në Gazën jugore të dielën, duke zbehur shpresat se një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-të do të çonte në paqe të qëndrueshme.

Sulmet e Izraelit të dielën ishin prova më serioze e një armëpushimi tashmë të brishtë, i cili hyri në fuqi më 11 tetor, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se sulmet kishin në shënjestër militantët në zonën e Rafah-ut të cilët kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve të saj teksa thuhet se sulmet shkatërruan tunele dhe ndërtesa ushtarake.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të hakmerrej me forcë ndaj sulmeve të Hamasit ndaj ushtarëve të saj.

Krahu i armatosur i Hamasit tha në një deklaratë se mbeten i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit në të gjithë Gazën, duke shtuar se nuk ishte në dijeni të sulmeve në Rafah dhe se nuk ka qenë në kontakt me grupet atje që nga marsi.

“Ne pohojmë angazhimin tonë të plotë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, kryesisht midis tyre armëpushimin në të gjitha zonat e Rripit të Gazës”, thanë Brigadat Al-Qassam.

Dëshmitarë palestinezë të dielën i thanë veçmas Reuters për shpërthime dhe të shtëna me armë në Rafah, zjarr nga tanke në qytetin jugor të Abassan pranë Khan Younis, një sulm ajror në qytetin qendror të Zawayda dhe shpërthime në qytetin qendror të Deir Al-Balah, të cilat vranë të paktën pesë persona, sipas mjekëve në Spitalin Al-Aqsa.

Kujtojmë se gjatë ditës edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kanë “raporte të besueshme” se Hamasi po planifikon një sulm të menjëhershëm ndaj civilëve në Gaza, të cilin e quajnë një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit.

SHBA: Hamasi po planifikon sulm ndaj civilëve në Gazë

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika