Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë nisur një valë tjetër sulmesh në territorin e Iranit, duke theksuar se objektiv i tyre janë infrastrukturat në pjesë të ndryshme të vendit.
Njoftimi u bë rreth orës 08:30 sipas kohës lokale në Teheran, ndërsa kryeqyteti iranian po zgjohej pas një nate sulmesh ndaj rafinerive të naftës, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Rreth gjysmë ore më herët, ushtria izraelite kishte bërë të ditur se po punonte për të interceptuar raketa të lëshuara nga Irani.