“Varet nga kushtet”, Trump thotë se është e mundur të bisedojë me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se është e mundur që të zhvillojë bisedime me Iranin, por theksoi se kjo do të varet nga kushtet që do të vendosen.

Në një intervistë për Fox News, Trump u pyet nëse është i hapur për dialog me Iranin dhe u përgjigj se një gjë e tillë “mund të jetë e mundur”.

Megjithatë, ai shtoi se “në një farë mënyre” nuk ka më nevojë të bisedojë me ta.

Vlen të theksohet se Irani nuk ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në që nga viti 2018, kur ish-udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, ndaloi kontakte të tilla. Raundet e mëparshme të negociatave janë zhvilluar përmes ndërmjetësve në Oman dhe Zvicër, raporton The Guardian.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, minimizoi mundësinë e negociatave të reja me SHBA-në. Në një intervistë për PBS NewsHour, ai tha se bisedimet me amerikanët nuk janë më në agjendën e Iranit.

“Ne kemi një përvojë shumë të hidhur nga bisedimet me amerikanët. Negociuam me ta vitin e kaluar dhe ata na sulmuan në mes të negociatave. Edhe këtë vit na bindën se situata ishte ndryshe, por pas tre raundeve negociatash vendosën të na sulmojnë,” tha Araghchi.

Sipas tij, për këtë arsye bisedimet e reja me SHBA-në nuk pritet të jenë pjesë e agjendës së Iranit.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika