Dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë: ZPS-ja sot përmbyll fjalën, nis mbrojtësi i viktimave

Sot, në ditën e dytë të fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë, Zyra e Prokurorit të Specializuar pritet ta përmbyllë fjalën e saj, ndërsa më pas do të nisë paraqitja e mbrojtësit të viktimave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pas përfundimit të ditës së parë të deklaratave përmbyllëse, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë bërë të ditur se sot prokurorëve do t’u nevojiten më pak se dy orë për të shpalosur përgjegjësitë penale të të akuzuarve, ndërsa në fund, prokurorja e specializuar Kimberly West do të mbajë fjalën përmbledhëse.

Në ditën e parë, prokurorja West njoftoi se Prokuroria kërkon dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, apo gjithsej 180 vjet burgim.

Kërkesa për dënimin prej 180 vjet ka nxitur reagime të shumta, presidentja Vjosa Osmani deklaroi se çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e Serbisë minon besimin në drejtësi.

Reagime të ashpra pati edhe nga PDK-ja, ndërsa ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilësoi kërkesën e Prokurorisë si akt padrejtësie.

Pas përfundimit të fjalës së Prokurorisë, deklaratat përmbyllëse do të vazhdojnë me mbrojtësit e viktimave dhe ekipet mbrojtëse.

Më pas, çështja kalon në shqyrtim te trupi gjykues, i cili ka afat tre muaj për të marrë vendim, me mundësi zgjatjeje.

Kërkesa e ZPS-së: 180 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika