Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Pamje nga seanca gjyqësore, më datë 11.10.2022





Procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, do të vazhdojë edhe të enjten e 10 nëntorit.

Dhjetëra zyrtarë policorë kanë rrethuar Dardan Krivaqën e Arbër Sejdiun, para fillimit të seancës gjyqësore.

Në ketë seancë pritet të dëshmojnë eksperti i Mjekësisë Ligjore, Naim Haliti e mjeku i emergjencës në Ferizaj, Burim Maloku.

Pamje nga seanca gjyqësore, më datë 11.10.2022

Në seancën e së mërkurës, ka dëshmuar një familjar i Dardan Krivaqës, teksa deri më tash dëshmitë e tyre i kanë dhënë edhe prindërit e së ndjerës, Marigona Osmani.

I akuzuari, Dardan Krivaqa ka thënë se tashmë e ndjera, Marigona Osmani e kishte pranuar se e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

Ndonëse një deklaratë e tillë u dha, e njëjta është kundërshtuar nga Endrit Puka, dëshmitar.

Ky i fundit ka thënë se ajo për çka po e akuzon Dardan Krivaqa nuk është aspak e vërtetë, raporton RTV Dukagjini.

Djali i dajës së Dardan Krivaqës ka dëshmuar për rreth 1 orë, duke treguar për raportet që i njëjti ka pasur me Krivaqën dhe me të ndjerën Marigona Osmani.

Gjatë kohës sa po dëshmonte ai është ballafaquar me Krivaqën, i cili e ka akuzuar se i njëjti ka kryer marrdhënie seksuale me të ndjerën dhe se i njëjti ka qenë disa herë në banesën e tyre, ndonëse dëshmitari ka thënë se prej se është martuar Krivaqa me Osmanin, asnjëherë nuk ka qenë në banesë të tyre, por janë takuar në qytet ose në shtëpinë e tij.

Dëshmitari ka mohuar të ketë pasur lidhje me të ndjerën, derisa ka treguar se gjatë kohës sa Krivaqa ka qenë në arrati, nëna e Krivaqës e kishte thirrur babin e tij në telefon dhe i kishte thënë se “Dardani e ka rrahur një grua, e do e rrahë edhe Endritin”.

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani, nuk kanë pranuar fajësinë për veprat që ngarkohen nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

I akuzuari kryesor për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa, kur është pyetur nga trupi gjykues se a e pranon fajësinë ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka thënë se i vjen keq, por ajo çka është e përshkruar në aktakuzë, sipas Krivaqës, nuk është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur ashtu.

Marigona Osmani është dhunuar seksualisht e fizikisht deri në vdekje gushtin e vitit të kaluar.

Vrasja e Marigona Osmanit, rrëfehet i akuzuari Dardan Krivaqa





Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika