Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala. Sot, me fillim nga ora 09:30, do të zhvillohet seanca gjyqësore e radhës

Pjeter Shala

Në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdon, sot nga ora 09:30, procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dje, ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Ai është pyetur në lidhje me qëndrimin në Uzinën e Metalit në Kukës, për çka ka pranuar se ka dhënë deklaratë të gabuar kur ka thënë se në maj të 99-s kishte mbërritur në Kukës. Hoxha ka pranuar se gjatë asaj kohe është marrë me riparimin e armëve.

Nga mbrojtja e Pjetër Shalës, Hoxha u pyet në lidhje me pamjet që kishte xhiruar gjatë periudhës së luftës në Uzinën e Kukësit.

Në çështjen gjyqësore Shala, për këtë javë pritet të mbahen pesë seanca.

Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe të urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika