Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët

Edhe këtë të enjte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së.

Ndryshe, dje Fadil Geci ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë si dëshmitarë i Prokurorisë.

Ai ka dëshmuar dy ditë radhazi.

Në ditën e dytë (e mërkure) Geci, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka deklaruar se nuk ka thënë rastësisht që Hashim Thaçi është njeri i rrezikshëm.

Një gjë të tillë, ai e tha kur u ballafaqua me deklaratat e Thaçit për autoritetet e drejtësisë, ku kishte përdorur një raport mjekësor të Gani Gecit për të demantuar deklaratat e tij publike që përmbanin akuza për tani të akuzuarin, raporton“.

“Edhe ju vlerësoni vetë çfarë dredhish i bën ky. Çfarë pabesish i bën ky. Nuk iu kam thanë rastësisht që është njeri i rrezikshëm me këto dredhish, por tanave iu vjen fundi. Ganiu është shnosh tash”, ka thënë Geci ndër tjera.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika