Vazhdon punimet sesioni i dytë i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë

Të mërkurën u mbajt sesioni i dytë i punës së takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Progresi, sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kanë qenë temë në takimin e 11-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë sesion, deputetja Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se janë përfshirë edhe rekomandimet e pozitës dhe opozitës për t’u hedhur në votim.

“Deri më tani, kemi arritur në takimin e 11-të me rekomandimet që i diskutuam së bashku. Kemi pranuar amandamente nga deputeti Besnik Tahiri dhe deputeti Avdullah Hoti”, tha Kusari-Lila.

Amandamenti nga parlamentarët evropianë se 28% e qytetarëve të Kosovës janë duke menduar të migrojnë pas liberalizimit të vizave, ndërsa si shqetësim nga delegacioni i BE-së ishte deklarimi i Odës Ekonomike, sa i përket mangësisë së fuqisë punëtore që kosovarët të kenë në zonën shengen pa vizë. Ky amandament nuk kalon.//EO

Amandamenti që thërret shtetet e tjera të përkrahin Kosovën për aplikim në Këshill të Evropës dhe ta përkrahin qëllimin e Kosovës të bashkohet në partneritet për paqe u miratua.

Gjithashtu u miratua edhe amandamenti që thërret të gjitha shtetet e BE-së të mbështetin Kosovën për t’u anëtarësuar në KE.

Miratohet edhe amandamenti që i kërkohet BE-së, të kërkojë nga Serbia të dorëzojë kriminelët përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit dhe vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku. Po ashtu, thërret BE-në të finalizojë dhe të gjejë hetimet e sulmit terrorist në Banjskë.

Një tjetër amandament që u miratua ishte edhe ai që thërret serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, nga Qeveria kërkohet të ketë dialog me serbët për një të ardhme të përbashkët.

Amandamenti numër 8 është tërhequr nuk u votua. Amandamenti i radhës që thirret nga BE të lobojë nga Serbia për anëtarësimin e Kosovës.

Marrë parasysh se pesë shtete nuk e njohin Kosovën, Serbia nuk duhet ta përdorë për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës, nuk është miratuar. Përpjekjet e EULEX-it dhe KFOR-it që të japin mbështetje nëse është e nevojshme, miratohet.

Tjetër amandament që insiston në përmbushjen e obligimeve të Kosovës në përmbushjen e kërkesave të popullatës me shumicë serbe, nuk është miratuar.

Kishte 6 abstenime nga delegacioni kosovar. Amandamenti që thërret për përpjekje të mëtejme sa i përket të drejtave për arsim në përdorimin e dinarit, nuk ka kaluar për miratim.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika