Vazhdon takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së

Ky takim do të nisë të premten e katër nëntorit duke filluar nga ora 08:30

Kuvendi i Kosovës





Të premten e 4 nëntorit duke filluar nga ora 08:30 në Kuvendin e Kosovës vazhdojnë punimet e Takimit të Nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, BE – Kosovë.

Në këtë pjesë të takimit temë e diskutimit do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëpunimi rajonal.

Pikat e rendit të ditës,

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bashkëpunimi rajonal,

Miratimi i rekomandimeve,

Çështje të tjera,

Data dhe vendi i mbledhjes së radhës të KPSA-së​.

Ndërsa, të enjten është diskutuar për progresin e arritur në reformat që lidhen me integrimin në BE.

Po ashtu, tema të diskutimit kanë qenë edhe të drejtat themelore me fokus te komunitetet joshumicë, të drejtat e grave dhe dhuna ndaj tyre, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shoqëria civile dhe mediat, kriza energjetike, kujdesi shëndetësor dhe mjedisi.

 





Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika