Vdekja e 57-vjeçarit që ra nga kulmi derisa po punonte, policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”

Si “vdekje të dyshimtë” e ka cilësuar Policia e Kosovës vdekjen e 57-vjeçarit që vdiq nga plagët e marra pas rënies nga kulmi ku ishte duke punuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Karaçë, Vushtrri  19.07.2025-13:00. Viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me datë 01.08.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

57-vjeçari vdiç një ditë më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për plagët e marra me datën 19 korrik, derisa ishte duke punuar tek familjarët e tij në një fshat të Vushtrrisë.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika