Vdekja e një personi në Çagllavicë, arrestohen dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vdekjen e një personi gjatë ditës së djeshme [e martë] në Çagllavicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vdekjen e një personi gjatë ditës së djeshme [e martë] në Çagllavicë.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se përpos arrestimit të dy personave të dyshuar, edhe një person tjetër është në kërkim policor, pasi që ky i fundit nuk ka qenë në shtëpi.

“Një mashkull kosovar, ka raportuar se ka vërejtur një person që dyshohet pa shenja jete. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin në koordinim me prokurorin dhe me urdhër të gjyqtarit është bërë bastisja në dy lokacione të ndryshme, ku në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente, ndërsa në lokacionin e dytë në shtëpinë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që ndërlidhet me rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimi me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë pasi që nuk është hasur në shtëpi gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.

E sipas mediumit Paparaci, dy personat e arrestuar janë babë e bir nga Lipjani, të cilët  dyshohen për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit.

 

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika