Vdes analisti i njohur Janusz Bugajski

Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski.

Ka ndërruar jetë analisti dhe autori i njohur ndërkombëtar Janusz Bugajski, një nga njohësit më të spikatur të çështjeve euroaziatike dhe të Ballkanit.

Lajmin e ka shoqëruar me një reagim emocional gazetari dhe analisti shqiptar në SHBA, Elez Biberaj, i cili në një postim të ndjerë ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë.

Postimi i plotë: 

U prehsh në paqe, Janusz Bugajski

U trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë, Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve të Euroazisë, një autor i palodhur, botimet e të cilit ndikuan thellësisht në mënyrën si e kuptojmë këtë rajon. Ai ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje të demokracisë, qeverisjes së mirë dhe lirisë së shtypit.

Janusz ishte një i ftuar i rregullt dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, ku analizat e tij dalloheshin gjithmonë për qartësinë, parimet dhe njohuritë e thella.

Gjatë viteve kemi punuar së bashku në shumë projekte, veçanërisht për çështje që lidhen me Ballkanin. E admiroja jo vetëm për zgjuarsinë e tij, por edhe për ndershmërinë, humorin fin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave që besonte.

Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ne që patëm privilegjin ta njihnim dhe të punonim me të.

Do të më mungojë shumë.

U prehsh në paqe, Janusz.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika