Vdes në QKUK këmbësorja e cila u aksidentua në Malishevë

Ilustrim

Një grua nga Komuna e Malishevës ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi e njëjta ishte aksidentuar.

E njëjta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Sheremet Elezaj nga Policia rajonale e Gjakovës.

Ai ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 07:30 janë përfshirë dy vetura dhe këmbësorja e moshës madhore.

Dy shoferët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim.

“Rreth orës 07:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Astrazub-Malishevë (rruga Malishevë-Rahovec). Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete dhe një këmbësore (femër e moshës madhore). Këmbësorja është dërguar në QKUK nga më vonë jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.

Me vendim të prokurorit të shtetit njëri nga shoferët është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika