Vdes një 59-vjeçar në Kaçanik, ra në bunar

Një burrë 59-vjeçar në fshatin bajnicë të Kaçanikut ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar.

Rastin e ka konfirmuar për Dukagjinin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në oborrin e shkollës së fshatit dhe trupi i pajetë ishte nxjerr nga bunari rreth orës 22:30, njofton Dukagjini.

“Më datën 10.02.2026, rreth orës 20:40, kemi pranuar informatë se një person, mashkull, i moshës 59 vjeç kishte rënë në një pus (bunar), i cili gjendet në oborrin e shkollës së fshatit Bajnicë, të komunës së Kaçanikut. Njësitet e policisë së Kaçanikut e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, së bashku, zjarrfikësit, emergjencën dhe qytetarë vullnetarë, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e forenzikës rajonale”.

“Rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxjerrin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete”, tha Veseli për Dukagjinin.

Po ashtu Veseli bëri të ditur se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe se rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika