Vdes një person në Obiliq, policia nis hetimet

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur gjatë ditës së hënë [dje] në Mirash të Obiliqit.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kishin pranuar një informacion për një person të shtrirë në tokë dhe pas arritjes së ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës kosovare.

Tutje thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Pas marrjes së një informate për një person të shtrirë në tokë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit mjekësor nga QKMF –Obiliq është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika