Vdes një person pas aksionit të Policisë së Shqipërisë në “kampin e muxhahedinëve”

Foto: Euronews Albania

Njësia speciale e Policisë së Shqipërisë, RENEA, e kanë kryer një operacion në kampin MEK në Manzë të Durrësit.

Burime nga Policia e Shtetit për Euronews Albania bëjnë me dije se vdekja e një personi gjatë operacionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, nuk lidhet me veprimet apo mosveprimet e efektivëve.

Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë si pasojë e infraktit dhe nuk lidhet me operacionin.

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje  me tensionet që ndodhën ditën e sotme në MEK në Manzë të Durrësit, ku për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një person ka humbur jetën.

Në njoftim thuhet se operacioni i sotëm i Policisë së Shtetit në vendqëndrimin e MEK është në zbatim të plotë të urdhrit të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Vendimi i Gjykatës është pasojë e veprimeve që bien haptazi ndesh me marrëveshjen dhe angazhimet e marra nga grupimi MEK prej vitit 2014 kur u vendosën në Shqipëri vetëm për qëllime humanitare. Fatkeqësisht ky grupim nuk u është përmbajtur këtyre angazhimeve, duke thyer marrëveshjen. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit ka qenë konform ligjit dhe në zbatim korrekt të procedurave që kërkojnë operacione të tilla. Veprimet e Policisë së Shtetit për zbatimin e ligjit janë kryer si në çdo pjesë tjetër të territorit të Republikës së Shqipërisë”- njofton Ministria.

Sipas Ministrisë, brenda kampit ka pasur rezistencë ndaj kryerjes së punës së Policisë së Shtetit, çka bie ndesh me kuadrin procedural të zbatimit të ligjit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika