Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa ditë pasi ishte rrëzuar në vendin e tij të punës.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se viktima ishte rrëzuar më 18 qershor gjatë kohës sa ishte në punë dhe ishte dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Më 23 qershor është raportuar se ai ka ndërruar jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra.
“Me datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa më 23.06.2025 është raportuar se i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në raportin e Policisë.