Vdes senatori kolumbian Miguel Uribe, i qëlluar në kokë dy muaj më parë

Senatori kolumbian Miguel Uribe, 39 vjeç, ka ndërruar jetë të hënën, pasi ishte shtruar në spital që nga qershori, kur u qëllua në kokë gjatë një aktiviteti zgjedhor në kryeqytetin Bogota.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Uribe, kandidat potencial presidencial nga opozita e krahut të djathtë, u sulmua më 7 qershor, gjatë një tubimi elektoral. Ai iu nënshtrua disa operacioneve kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Gruaja e tij, Maria Claudia Tarazona, e ka shprehur dhimbjen në rrjetet sociale: “I lutem Zotit të më tregojë rrugën për të mësuar të jetoj pa ty. Pusho në paqe, dashuria e jetës sime, unë do të kujdesem për fëmijët tanë.”

Vdekja e Uribes shton një tjetër tragjedi në historinë e familjes së tij. Në vitin 1991, nëna e tij, gazetarja Diana Turbay, u vra gjatë një operacioni të dështuar shpëtimi, pasi ishte rrëmbyer nga Karteli i Medellinit, i udhëhequr nga Pablo Escobar.

Uribe kishte njohur një ngritje të shpejtë politike. Në moshën 25-vjeçare u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Bogotës, ku u bë një kritik i fortë i kryebashkiakut të atëhershëm, Gustavo Petro, për menaxhimin e mbeturinave dhe programet sociale.

Në zgjedhjet legjislative të vitit 2022, ai kryesoi listën e kandidatëve për Senat të partisë së krahut të djathtë Qendra Demokratike, me sloganin “Kolumbia e Para”, duke siguruar një ulëse.

Familja e tij ka një trashëgimi të gjatë politike: gjyshi nga nëna, Julio Cesar Turbay, ishte president i Kolumbisë nga 1978 deri më 1982, ndërsa gjyshi nga babai, Rodrigo Uribe Echavarria, ka udhëhequr Partinë Liberale dhe ka mbështetur fushatën fituese të presidentit Virgilio Barco në vitin 1986.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika