“Veç unë t’kam marrë”, e mbijetuara tregon trajtimin nga bashkëshorti në martesë

E dhunuar në moshë të re nga kriminelët serbë, e mbijetuara e dhunës seksuale e cila po vazhdon rrëfimin e saj në “Debat Plus” ka treguar se martesa nuk ishte një periudhë e lumtur e jetës së saj.

Nëna e kishte fejuar në moshën 21-vjeçare dhe aso kohe i fejuari, e kishte pranuar atë me të cilën e kishte përballur lufta të mbijetuarën.

“Nana e ka bë atë, në moshën 21-vjet jam feju. Nana ka dalë si një nënë për evladin me ja thanë të vërtetën, ka qenë ç’ka ka qenë, vajza ime kështu është deri sot. Me kohë. Fiks, e ka ditë me kohë. Në takimin e parë, nesër vajza ime mos të jetë, ti si informatë mos me pasë nga të tjerët. A pranon a jo, është vendimi yt.”, ka treguar ajo.

Mirëpo me kohën, ajo tregon se qëndrimi i tij ndryshoi e me kohën, pati edhe dhunë fizike.

“Çdo sen ishte ok. 18 martesë i kma me të. 11 vjet kam qenë bashkë me prindërit e tij dhe këtë periudhë se jo s’u hekë, veç u shut kjo dhunë. Dhuna e luftës kaloi, ka hy dhuna në familje. Më ka premtu që kurrë s’do tua thotë prindërve të vet. Do jem ai që do të të mbrojë deri në ditën e fundit, nuk i mbajti as gjysëm e fjalëve… Tash i kam katër fëmijë, vajzën 15 vjet sa unë e zhvilluar, bija e nanës i thotë je. Veç një lumturi ma ka dhanë, emrin nanë.”, ka treguar ajo.

Vëllau i bashkëshortit të saj kishte kërkuar motrën e saj për grua për ç’ka e mbijetuara kishte qenë kundër.

“Hyni në inati, pse nana s’ia dha vajzën, hynën debatet e ky me atë krenarin se na shqiptarët mendja e madhe e zeza kresë ka qenë gjithë…tha po hajt se veç unë t’kam marrë se qysh je kanë. Në prezencë të tanve, tu pi çaj”, ka treguar ajo.

E nga aty, lindën të tjera probleme me ç’rast, vjehërri i kishte larguar nga shtëpia kur e kishte kuptuar se e mbijetuara ishte dhunuar në luftë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika