Vela: Grupet kriminale në veri të Kosovës po angazhohen për tubimin e Vuçiq-it

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se grupet kriminale serbe po përpiqen që t’i detyrojnë serbët e Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se grupet kriminale serbe po përpiqen që t’i detyrojnë serbët e Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, më 26 maj.

Kështu është shprehur Vela përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar për format që po i përdorin grupet ilegale dhe kriminale serbe.

“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, ka shkruar Vela.

Vela ka thënë se derisa Vuçiq-i dhe tjerët vazhdimisht trumbetojnë “se serbët vendas në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd”.

“Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikon intimidimin”, shtoi ai.

Vuçiq ka paralajmëruar se zgjedhjet në Serbi do të mbahen më së voni në shtator, dhe se për këtë do t’i informojë qytetarët më 26 maj.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika