Vela për zgjedhjet në veri: Lista Serbe po merr pjesë në përgatitjen e tyre

"Kandidatët dhe partitë serbe janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit. Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, kështu ka deklaruar Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Shefi i kabinetit të presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po pretendon rrejshëm se Kosova po organizon zgjedhje “jodemokratike” në katër komunat në veri të Kosovës.

Vela përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i bërë për zgjedhjet e 23 prillit, është duke marrë pjesë edhe Lista Serbe.

Ai ka paraqitur disa fakte që sipas tij “Serbia po përdor dhunë, intimidim, korrupsion dhe tani po ndërhyn në zgjedhje në veri të Kosovës dhe po pretendon rrejshëm se institucionet Kosovës po organizojnë zgjedhje “jodemokratike”.

Ai ka thënë tutje se institucionet e Kosovës kanë shtyrë zgjedhjet nga 22 dhjetori më 23 prill dhe se KQZ-ja e ka zgjatur afatin për regjistrimin e partive dhe kandidatëve nga 18 marsi më 22 mars.

“Kandidatët dhe partitë serbe janë regjistruar për zgjedhjet e 23 prillit. Lista Serbe është e përfaqësuar dhe merr pjesë në KQZ, ku bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 23 prillit”, ka vijuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat verioret janë caktuar të mbahen më 23 prill, ndërsa Lista Serbe ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika