Vela: Serbia i ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes





Blerim Vela, Shefi i Kabineti të presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas bllokimit të rrugëve në Veri të Republikës së Kosovës, ku ka thënë se “Beogradi mban përgjegjësitë e plotë për çdo përshkallëzim”.

“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës”, ka shtuar ai.

Sipas tij këto barrikada janë duke i bërë “anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat”.

Burime të Radio Televizionit Dukagjini kanë bërë me dije se para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri Jasenovik që gjendet në afërsi të pikës kufitare në Bërrnjak.

Pikërisht në Jasenovik Polcia e Kosovës kohë më parë ka ndërtuar një bazë policore ku janë  të stacionuar njësitet e Policisë Kufitare të Repulikës së Kosovës.

Ndërkohë, burime brenda organeve të sigurisë kanë bërë me dije se në barrikadat të cilat janë vendosur në rrugët magjistrale, ka persona të cilët janë të armatosur.

Barrikadat janë përqendruar kryesisht në magjistralen që dërgon për në pikën kufitare në Jarinje, atje ku edhe është arrestuar një ish pjesëtarë i Policisë së Kosovës që dyshohet se ka sulmuar zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore.

LAJMI I FUNDIT: Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Jasenovik të Zubin Potokut





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika