Vendimi i PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe dërgohet në Supreme nga VV-ja

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka paraqitur të martën ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e ka obliguar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që ta certifikojë Listën Serbe si subjekt politik për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Vendimi i PZAP-së, i marrë të dielën, anuloi refuzimin e mëhershëm të KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe, me arsyetimin se nuk ishte dëshmuar bindshëm se disa nga kandidatët e saj nuk i përmbushnin kriteret ligjore.

Mirëpo, Vetëvendosje këtë vendim e ka quajtur të padrejtë, të pasaktë dhe manipulues, duke theksuar se Lista Serbe ka paraqitur të dhëna jo të plota dhe madje të rreme gjatë procesit të aplikimit.

Në ankesën e dorëzuar nga përfaqësuesit e saj në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, LVV ka argumentuar se anëtarët e KQZ-së kanë të drejtë ekskluzive ligjore për të vendosur mbi certifikimin e subjekteve politike, sipas nenit 17 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas tyre, PZAP ka tejkaluar kompetencat duke imponuar certifikimin e Listës Serbe.

Ndërkohë, vendimi i KQZ-së i 21 gushtit për refuzimin e certifikimit ishte kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë kërkuar që Lista Serbe të mos pengohet në procesin zgjedhor. Kjo parti, e mbështetur nga Beogradi, ka vendosur të garojë në zgjedhjet lokale të tetorit pas bojkotit në zgjedhjet e mëparshme, që solli zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika