Veprat mbi vizionin ëndërrimtar të artistes Olga de Amaral

Olga de Amaral, artiste tekstile dhe vizuale kolumbiane e njohur për veprat e saj abstrakte në shkallë të gjerë të bëra me fibra dhe të mbuluara me ar, nga sipërfaqet e sheshta të sixhadesë deri te format skulpturore tredimensionale të bëra nga fibra, të cilat shtrihen në më shumë se 60 vjet

Arti me thurje nga artistja Olga de Amaral, Bruma T, 2014. Akrilik, gesso dhe pambuk "mbi dru".





Për më shumë se gjashtë dekada, Olga de Amaral ka mjegulluar linjat midis artit të fibrave dhe artit të bukur, duke ngjyrosur, kolazhuar dhe alkimizuar me kujdes fijet dhe tekstilet në piktura, skulptura dhe instalime madhështore që luajnë me teksturën dhe dritën.

E lindur në Bogota të Kolumbisë, në vitin 1932, de Amaral studioi për hartim arkitekturor në Colegio Mayor de Cundinamarca në Kolumbi, në qytetin e saj përpara se të njihej me fibrat si medium në vitin 1954, kur ajo praktikoi me dizajneren finlandeze-amerikane dhe njohëse tekstile Marianne Strengell.

Që atëherë, de Amaral ka zhvilluar një vepër që konsiderohet ndër shembujt më të rëndësishëm të abstraksionit të Amerikës Latine të pasluftës. Në vitin 1973, ajo mori një bursë Guggenheim, mori pjesë në Bienalen e Venecias 1986 dhe veprat e saj gjenden në koleksionet e përhershme të institucioneve duke përfshirë Institutin e Artit të Çikagos, Muzeun Metropolitan të Artit në New York dhe Koleksionin Tate në Londër.

Dhe tani, në moshën 90-vjeçare, krijimet e de Amaral janë aktuale si kurrë më parë.

Nga Olga de Amaral, Lienzo E, 2015. Liri, gesso dhe akrilik

E shfaqur në Galerinë Lisson nga 23 shtatori, e që do të jetë e hapur deri më 29 tetor, “Olga de Amaral” është shfaqja e parë solo e artistes kolumbiane në Londër që nga viti 2015.

Duke nxjerrë në pah veprat kryesore nga dy dekadat e fundit të karrierës së saj të paharrueshme, ekspozita përmban sixhade ikonike të përziera me gesso, e cila është përdorur tradicionalisht për të përgatitur ose lyer një sipërfaqe në mënyrë që bojë vaji të ngjitej në të, fletë ari dhe palladium, si dhe një sërë instalimesh tre-dimensionale oneirike që Amaral ndërton me mjeshtëri nga fija.

“E lashë veten të rrëmbehesha nga ëndrrat”, ka thënë de Amaral.

Arti me thurje nga artistja Olga de Amaral, “Bruma T”, 2014. Akrilik, gesso dhe pambuk “mbi dru”.

“Mendja ime i ndjek këto mendime, këto ëndrra i shoh derisa të ketë një takim. Le të themi se po imagjinoj diçka dhe papritmas shoh një imazh, atëherë e di që duhet të veproj për ta kapur atë ëndërr, për të parandaluar që ajo ëndërr të rrëshqasë. Është shumë abstrakte, por kjo është ajo që më kalon në kokë”, shpjegon ajo.

De Amaral është vendosur në Bogotën e saj të dashur, pra në kryeqytetin e Kolumbisë për pjesën më të madhe të jetës së saj, një qytet që ajo thotë se i jep asaj një “ndjenjë lirie” unike, në kuptimin më të thellë të fjalës.

Luz blanca “Drita e bardhë”  nga Olga de Amaral, Galeria Lisson

Ajo kurrë nuk e ka menduar të jetojë diku tjetër dhe për më shumë se 30 vjet, ajo ka punuar me të njëjtat shtatë asistente femra në studio, të cilat ndihmojnë për të sjellë në jetë krijimet e saj të çuditshme.

Ng artistja Olga de Amaral, “Luz blanca”, Courtesy Lisson Gallery

Megjithatë, udhëtimet ndërkombëtare të de Amaral mes viteve 1950 dhe 1970 e inspiruan shumë në praktikën artistike. Për shembull, në një vizitë në studion me prodhime qeramike ose vepra arti nga britanikja Lucie Rie, në vitin 1970, artistja e Amerikës së Jugut u magjeps nga praktika japoneze e kintsugi-artit të rimontimit të qeramikës së thyer me ar.

Kjo magjepsje u përkthye në veprën e saj Fragmentos Completos (Fragmente të plota), një nga rastet e para në të cilën ajo futi fletë ari në krijimet e saj të thurura me dorë.

Nga artistja Olga de Amaral, Strata XV, 2009. Liri, gesso, akrilik dhe fletë ari. Galeria Lisson me mirësjellje

Në të vërtetë, nëse de Amaral është bërë e njohur për një gjë, është ndërhyrja e materialeve të papritura në artin e saj me fibra. Në disa pjesë të mëparshme, si Adherencia Natural (Ngjitje natyrale, 1973) dhe Riscos (Shkëmbinjtë, 1987), ajo përdori në mënyrë të famshme leshin dhe qimet e kalit për të krijuar perde të ndërlikuara në mur me një strukturë unike.

Ndërsa, në një pjesë të spikatur nga shfaqja e saj e ardhshme në Londër, Luz Blanca (Dritë e bardhë, 1969/2010), artistja mblodhi fletë plastike të tejdukshme në një sixhade të madhe (137 me 61 inç) që duket se merr formën e një katarakti i shndritshëm.

Nga artistja Olga de Amaral, Piedra Blanca 3, 2006. Liri, gesso, akrilik dhe fletë ari. Galeria Lisson me mirësjellje

Duke folur për magjepsjen e saj me arin, i cili shfaqet në shumë prej veprave të saj më ikonike, de Amaral vëren se “ngjyra e arit ka një lloj magjie në të, dhe nuk ka të bëjë me atë që do të thotë, por me atë që reflekton dhe ndriçon”. Përtej cilësive të tij estetike, artistja është frymëzuar edhe nga përdorimi ceremonial i arit në artin parahispanik (ë i përket periudhës kohore para shekullit të 16-të), dhe arti “kolonial amerikan”, i cili përshkruan artin dhe arkitekturën e kolonëve të shekullit të 17-të dhe 18-të që mbërritën në Amerikë nga Evropa.

Në Strata VX (2009), artistja përdor liri, gesso, akrilik dhe fletë ari për të krijuar një sixhade madhështore (88 me 79 inç) që valëzon dritën. Dhe në Cesta Lunar 50B ( Shporta Hënore 50B, 1991/2017), ajo përdor platin (metal shumë i vlefshëm gri argjendi), dhe fletë ari për të krijuar një varëse muri edhe më të madhe (137 me 86 inç) që eksperimenton me nuanca metalike shkëlqyese, shkruan Vogue, transmeton Dukagjini.

Nga artistja Olga de Amaral, Bruma R, 2014. Akrilik, gesso y pambuk mbi dru, foto Galeria Lisson

Pavarësisht nga detajet magjepsëse në veprat e de Amaral, ajo shpesh i ka përshkruar krijimet e saj si “aksidentale”. Ajo pretendon se është thellësisht e shtyrë nga një ndjenjë mrekullie dhe thellësisht e impresionuar nga fuqia e kuriozitetit.

Kurioziteti, është ajo që e shtyu atë të krijonte Brumas (mjegullat) magjepsëse, instalime diafanoze të fijeve të varura të pikturuara që bashkohen si forma tredimensionale shumëngjyrëshe.

Nga artistja Olga de Amaral, Bruma R, 2014. Akrilik, gesso y pambuk mbi dru, foto Galeria Lisson

“Ishte e paqëllimshme. Unë po punoja me fije të lira, të gjitha këto fije janë të pavarura, dhe fillimisht u shfaq një fije e vetme, pastaj kishte një mori prej tyre, të kryqëzuara, të ndërthurura dhe kur këto fije filluan të shkriheshin, u shfaqën Brumas”, ka thënë ajo.

Në Bruma R (2014), një nga pjesët më shqetësuese në ekspozitën e Galerisë Lisson, artistja përdor akrilik, gesso dhe pambuk në dru për të mbledhur skelet delikate të fijeve të pikturuara që varen vertikalisht nga një kornizë drejtkëndore, duke krijuar një prizëm të butë trekëndor që përmban një formë gjeometrike kuqezi që ndryshon me këndvështrimin e shikuesit.

Artistja Olga de Amaral

Bruma T (2014) ndjek një strukturë të ngjashme dinamike, megjithëse përmban një rreth ngjyrë mustardë me një kufi të zi, i cili gjithashtu zhvendoset sipas vendit ku qëndrojnë spektatorët.

Një mjeshtre e tezgjahut (një mjet për thurje), de Amaral është e sigurt që i detyrohet gjithçka thjeshtësisë dhe mundësive të pafundme të fillit. “Fija është si një laps,” ka thënë ajo. “Jam i mahnitur nga procesi i ngjyrosjes së fillit. Fijet e pikturës janë kaq elementare, dhe megjithatë pa qenë në gjendje ta bëj këtë, nuk do të mund të bëja asgjë.”





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika