Reshjet në Kinë stabilizojnë temperaturat e larta, por shkaktojnë vërshime

Vala e të nxehtit të madh është stabilizuar nga reshjet e shiut që kanë kapluar Kinën ditëve të fundit. Stuhitë e mëdha të shiut kanë sjellë përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut në këtë vend duke zhvendosur dhe vrarë qindra njerëz

Përmbytjet nga reshjet e shiut në Kinë/CNN

Përderisa në Evropë po shënohen temperatura rekorde të të nxehtit, në Kinë, qytetet dhe tokat bujqësore janë vërshuar nga përmbytjet, kështu duke arritur që të stabilizohet nxehtësia e madhe që ka kapluar qytetet dhe provincat kineze.

Që nga fillimi i sezonit të reshjeve të vendit në muajin maj, stuhitë e mëdha të shiut kanë sjellë përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut në zona të mëdha të Kinës jugore, duke zhvendosur dhe vrarë qindra njerëz dhe duke shkaktuar humbje ekonomike që arrijnë në miliarda juanë.

Ndërsa në qershor, reshjet ekstreme kanë thyer “rekordet historike” në provincën bregdetare Fujian, si dhe në pjesë të provincave Guangdong dhe Guangxi.

Në të njëjtën kohë, një valë e nxehtë ka filluar të mbështjellë Kinën veriore, kështu duke shkuar temperaturat mbi 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit).

Kjo valë e të nxehtit tani ka përfshirë gjysmën e vendit, duke prekur më shumë se 900 milionë njerëz ose rreth 64 për qind të popullsisë.

Të gjitha, përveç dy provincave verilindore në Kinë, kanë lëshuar paralajmërime për temperatura të larta, me 84 qytete që kanë lëshuar alarmet e tyre të kuqe të nivelit më të lartë të mërkurën e kaluar.

Nxehtësia e madhe ka përkuar me një rritje të rasteve me Covid, duke e bërë testimin masiv të mandatuar nga Qeveria kineze edhe më torturues për banorët, përfshirë të moshuarit, të cilët duhet të presin në radhë të gjata nën diell.

Po ashtu, kjo është bërë një detyrë e rrezikshme edhe për punonjësit e shëndetësisë, të cilëve, si pjesë e politikës së qeverisë ‘zero-Covid’, u kërkohet të kalojnë orë të gjata jashtë të mbuluar kokë e këmbë në pajisje PPE hermetike ndërsa administrojnë testet.

Qytetarët në Kinë duke pritur në radhë në një vend testimi Covid në Pekin, më 13 qershor/CNN

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika