Vërshimet e fundit, Policia: Nivel më të shtuar të ujërave ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sipas raportimeve të sotme, nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit

Policia e Kosovës duke monitoruar situatën në terren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke monitoruar në terren gjendjen rreth situatës më të reshurat e shut.

Në njoftimin e Policisë thuhet se derisa ende ka të reshura të dobëta shiu dhe prurjet e ujit në lumenj është më i lartë, angazhimet policore janë të vazhdueshme në monitorim, ndihmë qytetarëve dhe raportim për situatën në teren.

Sipas raportimeve gjatë ditës së shtunë (sot), nivel më të shtuar të ujërave si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit ka në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit.

“Nga raportimet e rregullta që dërgohen nga njësitet policore nga tereni, sot probleme si pasojë e ujërave atmosferike ka në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht në rrugën  Pestovë-Druare–Prelluzhe-Plemetin  të komunës së Vushtrrisë dhe rrugët  ‘2 Korriku’ dhe ‘Hoxhë Hasan Tahsini’, në komunën e Mitrovicës Jugu dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë Veri ku ka nivel të rritur të ujit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga raportimet e fundit nga rajonet tjera nuk ka situata ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati ose të ketë vërshime.

Policia apelon tek qytetarët që për çdo rast të kërkesave për ndihmë, të thërrasin në numrat përkatës të institucioneve si policia, AME, komunat përkatëse, apo zjarrfikësit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika