​Veseli: Ultimatumi 72 orësh i Vuçiqit nuk do të prodhojë asgjë

Ish-ushtaraku Afrim Veseli, në emisionin “Rreth e Rrotull”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paralajmëroi “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.

“Serbia është gjithmonë pro dialogut, por ne do të ndërmarrim masa serioze brenda 72 orësh”, ka thënë Vuçiq, të martën e 10 shtatorit.

Ish-ushtaraku Afrim Veseli, në emisionin “Rreth e Rrotull”, tha që ky paralajmërim i Vuçiqit ishte në vazhdën e propagandës serbe për ta mbajtur situatën e tensionuar në Kosovë.

“Vuçiqi vazhdon duke krijuar skena, por nuk e kuptoj Kurtin që aktivitetet e qeverisë tonë edhe në fushën e sigurisë nuk po i koordinon me aleatët tanë, ultimatumi i Vuçiqit i 72 orëve besoj që nuk do të prodhojë asgjë,” tha Veseli.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika