Veseli: Viti 2025 ishte më i qetë, pa incidente si rasti i Banjskës

Afrim Veseli, kolonel në pension i Forca e Sigurisë së Kosovës, në emisionin FIVE ka folur lidhur me sigurinë në vend gjatë vitit 2025.

Ai ka thënë se viti 2025 ishte më i qetë krahasuar me vitet paraprake.
“Nuk patëm incidente të llojit të Banjskës. Konsideroj që ka qenë një vit i rëndë dhe gëzohem që sot është 31 dhjetori dhe e kaluam këtë vit”, ka deklaruar Veseli.

Veseli është shprehur i ndrojtur për vitin 2026, duke theksuar: “çka na pret”.
“Po hyjmë në një vit me shumë të panjohura. Gjatë gjithë vitit jemi përballur me sfida të ndryshme, me lajme të ndryshme, me qëndrime të ndryshme të institucioneve dhe zyrtarëve të shtetit”, ka thënë ai, duke shtuar se gjatë gjithë vitit ishte krijuar një “psikozë e luftës”.

“Qytetari i Kosovës çdo të dytën apo të tretën ditë ka pasur një lajm se Serbia do të na sulmonte”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Të fundit nga rubrika