Vetaksident te “Kroni i Mbretit”, vetura del jashtë rrugës

Ilustrim

Një person është dërguar për tretman mjekësor të shtunën pas lëndimeve të marra nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë saktësisht te “Kroni i Mbretit”.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë e cila ka dalë jashtë rrugës.

“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika