Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pejës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat e para të ngjarjes. Sipas raportit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.
Në këtë ngjarje tragjike ishte e përfshirë një veturë e cila, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të ndriçimit rrugor.
“Sot në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim nga Spitali i Pejës.