Po vazhdon procesi i numërimit të votave për Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 254 nga gjithsej 268 kuti të votimit.
Nga ky numërim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po prin me më shumë vota, ndërsa në vendin e dytë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e treta, ndërsa në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Procesi i numërimit pritet të përfundojë së shpejti, për t’u pasuar më pas nga verifikimi i votave me kusht dhe të diasporës.