Një prej padrejtësive më të mëdha me të cilën është përballur dhe vazhdon të përballet vendi ynë, për pikënisje ka Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg.
Pikërisht para këtij institucioni planifikohet protesta e radhës për 16 nëntor, nën organizimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Kjo është paralajmëruar në një konferencë për media nga drejteusit e shoqatave të dala nga lufta.
Duke komentuar zhvillimet në procesin e gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së, kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka folur edhe për pritjet nga dëshmia e paralajmëruar e ish-gjeneralit amerikan, Ëesley Clark, në muajin e ardhshëm.
Protesta në Strasburg të Francës, është aktiviteti i radhës në kundërshtim të Speciales dhe gjykimit të stërzgjatur kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, pas protestave në Prishtinë, Hagë, Bruksel e Tiranë.